Ads 468x60px

Featured Posts

REALITETI

Zbulimet e fundit arke-ologjike kane vertetuarfaktin qe ne shek.XII p.e.s., Butroti ka qene nje vendbanim i thjeshte, i vogel e me lidhje te kufizuara. Mbetjet arke-ologjike si qeramike e punuar me dore e pa çark, nje maje heshte bronzi etj. kane detyruar studiuesit te pranojne faktin e ndertimit te saj prej libur-neve. Keshtjella e pare eshte ngritur aty midis shek.lX-VIII. p.e.s. e ndertuar ashper me gure te medhenj e te papunu-ar. Me pas, ne shek.VII. p.e.s. keshtjella u ngrit perseri ne te njejtin vend nga tregtaret dhe zejtaret korkyras. Butroti i asaj periudhe ka sherbyer si nje emporion i mbrojtur per shkembim mallrash midis korkyrasve dhe kaoneve vendas.

THEMELIMI - LEGJENDA

Butrinti ka qene nje qytet i vjeter me arkitekture te zhvilluar dhe jo nje koloni siç eshte pranuar ne pergjithesi. Ne realitet, dokumentet e njohura nuk e permendin ate si koloni, por si nje qytet epirot te kaoneve. Ne te kundert, legjenda e themelimit te tij nuk do t'u atribuohej armiqve te grekeve, trojaneve.
Intriguese per studiuesit ka qene çeshtja e themelimit te Butrintit ne periudhen antike. Fillimisht, per nje periudhe te gjate, ka ekzistuar per te mendimi i mbeshtetur kryesisht edhe ne baze te afersise me Korfuzin si nje qytet i themeluar nga helenet. Por, me daljen ne drite te fakteve te reja dhe sidomos me stu-dimin me pas te mbishkrimeve te gjetura ne teater, ky mendim u lekund. Fillimisht, eshte arkeologu shqiptar ' H.Ceka ne meþin e shek.XX, i cili thekson ndryshimet midis institucioneve te prosajbeve me qender Butrin-tin me ato te kolonive dhe poliseve greke. Me pas, mbi po kete baze eshte P. Cabani, i cili ve ne dukje ndryshimin e zakoneve te popullsise se Butrintit nga ato te popullsise greke. Ne perfundimet e tij, P.Cabani konstaton nje sere veçorish ne fushen politike dhe ate ekonomike, te shprehura ne veprat e tij.

STUDIME TE HERESHME PER BUTRINTIN

Studiuesi i pare qe ka vizituar Butrintin ka qene Qiriaku i Ankones, i cili qendroi aty, gjate rruges per ne Greqi, ne vitin 1435. Ai vizitoi rrenojat e vjetra te tij, pa statujat dhe kopjoi disa mbishkrime, duke bere me pas edhe nje vizite te dyte ne kthim.
Ne fiilim te shek.XIX. Butrintin e vizitoi W.M.Leake, i cili e pershkruan ate ne vepren e tij "Travels in Northern Grecce", London, 1835.
Ne gjysmen e dyte te shek.XIX. eshte E.lsambert qe ben nje pershkrim te shkurter te qytetit ne vepren e tij " Itineraire descriptif historique et arche-ologique de I'Orient". Paris, 1873.

POZITA GJEO - STRATEGJIKE

Per here te pare Butrinti permendet ne shek. VI p.e.s. ne vepren "Europa" te gjeografit grek Hekateu i Miletit, e cila ka qene nje liste e porteve dhe e qen-drave me te rendesishme bregdetare. Te dhenat arke-ologjike kane vertetuar se njerezit e kane zgjedhur si vendbanim kodren e ulet te Butrotit aty nga fundi i ep-okes se Bronzit, rreth shek. XII p.e.s. Kesaj periudhe i referohen edhe legjendat per themelimin e Butrotit..."

BUTRINTI

Qyteti antik i Butrintit, me nje siperfaqe prej 29km2, eshte njohur si Park Kombetar ne vitin 2002. Parku Kombetar i Butrintit eshte klasifikuar Pasuri e Trashegimise Boterore nga UNESKO, duke transmetuar keshtu rendesine e tij si nje pasuri natyrore e kulturave nderkombetare. Brenda ku-fijve te parkut perfshihet nje nder qytetet antike me te medhenj e romantike ne Gadishullin e Ballkanit.
 

Sample text

Sample Text

Sample Text

awedfghjk;l.,mnbvsgh